Kryetari i AAK-së ka vizituar familjen atdhetare Canolli, me rastin e vdekjes së Elide Canolli.
Tutje Haradinaj ka shkruar se sipas traditës kanë ngushëlluar familjarët.
Postimi i plotë:
Sot vizituam familjen atdhetare Canolli, me rastin e vdekjes së znj. Elide Canolli.
Sipas traditës shqiptare, ngushëlluam për humbjen e tyre, bashkëshortin Jahirin, familjen e miqtë.
Gjithashtu evokuam kujtime për bacin Halil, baba i Heroit të Kombit Basri Canolli, atdhetar e luftëtar i dalluar për liri.
Në gëzime e dhembje, jemi gjithmonë bashkë!
RH