Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e policit të vdekur Izet Demaj, ku ka shprehur ngushëllimet e tij.
“Në nderim të shembullit heroik të policit Izet Demaj, sot isha për ngushëllime në familjen e tij, me porosinë që të mbahen të fortë dhe me zotimin se në këtë tragjedi nuk do të jenë vetëm”, tha Haradinaj në rrjetin social Facebook.