Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar plantacionin e frutave të kompanisë “Frutomania”, plantacion ky me 240 hektarë me rreth 600 mijë fidanë, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit, kompaninë “Frutomania”, e ka quajtur njërën ndër më të suksesshmet në vend. Sipas tij, kjo kompani mund të garojë me ato të huajat dhe ka një sipërfaqe më të madhe në Ballkan.
“Jemi në punëtorinë më të suksesshme sepse e ka sipërfaqen dhe numrin e fidanëve më të mëdha. Me mujtë me garu në tregje jo veç rajonale kemi një kompani që eksporton. Me sipërfaqe “Futamania” është ndër më të mëdhatë në Ballkan. Ajo që është me rëndësi se ka produkte natyrale dhe e ka fituar besimin e njerëzve”, tha Haradinaj.
Ndërsa, Armend Malazogu, nga “Frutomania”, ka thënë se kjo Qeveri është e përkushtuar në ndërmarrësitë vendore.
“Kjo na tregon se qeveria është e përkushtuar. Na jep sinjal se këto vite kemi pas qasje jo të duhur por vizitat tuaja na bën me dije se nuk na keni harru. Punësojmë rreth 100 punëtorë të rregullt. Në sezone rreth 300”, tha Malazogu.