Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili qe disa ditë po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), sot ka vizituar Garda Nacionale në Iowa.
Haradinaj ka takuar Gjeneralin Tymothy Orr, si dhe ka parë nga afër helikopterët luftarakë “Black Hawk”.
“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë më mike të popullit të Kosovës, Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.
“Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë ‘Black Hawk'”, ka theksuar Haradinaj.