Vlerat e luftës dhe UÇK-ja, janë të pakontestueshme, të pamohueshme dhe janë bazament i lirisë së Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë kryetarit të Ramush Haradinajt për debatin e fundit për luftën e UÇK-së.
“UÇK-ja, ka bërë luftë çlirimtare dhe të drejtë, dhe përpjekjet për të demonizuar këtë luftë, i konsideroj përpjekje të orientuara kundër Kosovës dhe lirisë së saj”.
“Aktakuzat eventuale ndaj ish drejtuesve apo ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nuk guxojnë të shndërrohen në një front për goditjen e vlerave të luftës dhe UÇK-në, si shtyllë kryesore e kësaj lufte”.
“Prandaj unë dhe AAK si strukturë politike, jemi për shtet ligjor dhe për bashkëpunim pa kushte me drejtësinë, për zbardhjen e të gjitha krimeve të pretenduara, qoftë para, gjatë, apo pas luftës në Kosovë”.
“Nëse shqetësimi se drejtësia në Kosovë është e kapur është i bazuar, Shteti edhe mund të ndërhyjë në krijimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë, por jo të ndërhyjë në vet sistemin gjyqësor”.
“Moskrijimi i një sistemi efikas gjyqësor në Kosovë, është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, ndërsa ndikimet në këtë sistem të drejtësisë, kanë imponuar projektet ndërkombëtare për krijimin e gjykatave të specializuara, apo edhe të mekanizmave të tjerë jasht sistemit të gjyqësor të Kosovës”.
“Pavarësisht zhvillimeve rreth kësaj çështjeje, unë shpreh bindjen time të plotë, se lufta e fundit e një populli për liri dhe e UÇK-së si prijëtare e saj, pas këtyre proceseve do të dalë më e pastër dhe më e shenjtë!”, thuhet në dekkaratën e Haradinajt.