Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Giovanni Fungo që udhëhoqi misionin e KFOR-it.
“Sot, mora pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Gjeneralmajor Giovanni Fungo e udhëhoqi misionin e KFOR-it me sukses të plotë dhe jam mirënjohës për angazhimin dhe përkushtimin e tij në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Komandantit të ri, Gjeneralmajor Salvatore Cuoci, i uroj mirëseardhje në vendin tonë dhe suksese në drejtimin e këtij misioni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.