Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA-të.
“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, deklaroi Haradinaj në pyetjen se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit, pasi që Shqipëria votoi kundër.
“Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën”, tha Haradinaj për RTK.
Ndryshe, këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump, njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.