Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një intervistë për DW ka folur për akuzat që i bëhen atij nga Serbia për krime lufte.
Në këtë intervistë, Haradinaj i quajti nxënës të Millosheviqit e Sheshilit, Vuçiqin e Daçiqin.
“Unë ua kam njohur edhe shefat e tyre Millosheviqin dhe Sheshelin, këta janë nxënësit e tyre. Ata duhet të rrinë kokëulur para shqiptarëve duke pasur parasysh faktin që çfarë u kanë bërë shqiptarëve. Një kërkim falje është veprimi i parë që ata duhet ta bëjnë”, tha Haradinaj.