Haradinaj: Zgjedhjet në Istog kanë treguar pjekurinë e shoqërisë

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 09:21 | Nga

Kryeministri i vendit, njëherësh i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se zgjedhjet në Istog kanë treguar pjekurinë e shoqërisë dhe kanë dëshmuar vizionin për të ardhmen e vendit.

Haradinaj gjithashtu ka përgëzuar qytetarët e Istogut për zgjedhje të qeta duke vlerësuar përkushtimin e tyre për të marrë pjesë në votim edhe për herën e tretë.

Gjithashtu Hardinaj ka thënë se kryetari i ri i Istogut tani duhet të jetë figura unifikuese e komunës, që do të punojë për secilin qytetar të tij për të mirë e gjithë komunitetit.

Ky është postimi i plotë:

Zgjedhjet në Istog kanë treguar pjekurinë tonë si shoqëri dhe kanë dëshmuar vizionin për të ardhmen e vendit.

I përgëzoj qytetarët e komunës së Istogut për zgjedhje të qeta dhe e vlerësoj përkushtimin e tyre për të marrë pjesë në votim edhe për herën e tretë. Zgjedhja e Istogut është zgjedhje e ndryshimit dhe zgjidhje për të ardhmen e qytetarëve të tij.
E vlerësoj punën e të gjithë mekanizmave që janë përkujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Istog dhe i përgëzoj për punën e bërë.

Kryetari i ri i Istogut duhet tani të jetë figura unifikuese e komunës, që do të punojë për secilin qytetar të tij dhe për të mirën e gjithë komunitetit.

Procesi zgjedhor në Kosovë u përmbyll me votimin në Istog dhe është procesi deri më sot më i mirë i organizuar. Kjo është një vlerë e demokracisë në Kosovë që po zhvillohet dhe ndërtohet çdo ditë. Zgjedhjet komunale prekin dhe ndryshojnë jetën e njerëzve, prandaj kanë rëndësi jetike për të ardhmen më të mire të qytetarëve.

Ju falemnderit!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme