I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte takoi banorët e fshatit Bllacë të Suharekës, me të cilët bisedojë për problemet, angazhimet dhe punën e tyre.
Lideri i AAK-së u zotua se gjatë mandatit të tij, do të punojë afër me bujkun dhe prodhuesin e Kosovës për të gjetur zgjidhje për të gjitha problemet që rëndojnë mbi ta.
“Zotohem se kemi me ndihmuar bujkun dhe prodhuesin e Kosovës, që vendi të ketë prodhimin dhe konsumin e vet e të mos varet nga importi dhe të tjerët, për prodhimet tona”.
“Duhet t’i shfrytëzojmë resurset tona për nevojat e Kosovës, duhet që ta ndihmojmë njeriun tonë, punëtorin, bujkun e prodhuesin, që të jenë zot të vendit”, theksoi Haradinaj.