Haradinajn e pyesin për taksën, thotë se Amerika dhe NATO do të jenë miq të përjetshëm

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 12:46 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Hardinaj ka thënë se Amerika është miku më i mirë që ka Kosova.

I pari i Qeverisë u pyet për marrëdhëniet me Amerikën pas presionit që ata po bëjnë për ta hequr taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj duke refuzuar të flas për këtë temë, tha se NATO dhe Amerika janë miq të përjetshëm që iu gjinden Kosovës në ditët më të vështira dhe se kjo miqësi do të jetë e përhershme.

“Nesër bëhen 20 vite nga fushata ajrore e NATO-s që filloi ndërprerjen e luftës. Në shenjë nderimi për këtë ndihmë për ata që ranë e kam obligim edhe në emër të Qeverisë  të nderojmë ushtarët e Amerikës dhe ushtarët britanik. Nderim i përjetshëm për trupat e NATO-s. Nuk ka mik më të mirë se ai që gjendet në ditë të vështira, e në ditë më të vështirë se gjatë kohës së luftës nuk kemi pas mik më të mirë, i jemi përjetë mirënjohës NATO-s”, tha Haradinaj, raporton EO.

Në shoqërim të Haradinajt për homazhe ishin edhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell,  zv. kryeministri Enver Hoxhaj dhe ministri i FSK-së, Rrustem Mustafa, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar të kryeministrit Haradinaj.

Të ngjashme