Haradinajt i mbetet “hatri” pse foli i treti në përkujtimin e martirëve në Lubizhdë të Hasit

Has | 12 Pri 2019 | 14:18 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fshatin Lubizhdë të Hasit, u përkujtuan 14 dëshmorë dhe 40 martirë të rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për t’i përkujtuar dhe nderuar këta dëshmorë aty prezent ishin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij,  kryeministri Haradinaj nuk e zgjati shumë, madje ai u hatërua që fjalën e pati i treti me rend.

Por, tha se krejt historinë e shqiptarëve Hasi e ka dhënë pjesën e vet, ju keni dhënë bukën e i keni dhënë shpresë shumë njerëzve.

“Jam djalë i vogël i juaj dhe i shpisë, por me rend po flasë i treti. Në krejt historinë e shqiptarëve Hasi e ka dhënë pjesën e vet, ju keni dhënë bukën e i keni dhënë shpresë shumë njerëzve”, tha Haradinaj, raporton EO.

Po sot, kryeministri Haradinaj mori pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës Muze, “Kulla e Qëndresës” në Lubizhdë të Hasit.

Në vënien e gurthemelit të Kullës Muze, “Kulla e Qëndresës” në Lubizhdë të Hasit ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ministria e Kulturës ka financuar ndërtimin e Kullës Muze “Kulla e Qëndresës”.


Të ngjashme