Haradinajt s’i kujtohet sot, kujt i tha dje në Kuvend “qenef mashkull”

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pranuar sot se në seancën e djeshme solemne të 11 vjetorit të pavarësisë nuk ka qenë mirë me disponim.

“Acarimet i kam të natyrave të tjera. S’ka pas të bëjë me seancën. Probleme të mia”, është shprehur Haradinaj, pas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Sa i përket pohimit “Ma qenef mashkull nuk kam parë në jetë” i cili është dëgjuar pas përfundimit të seancës, i pari i Qeverisë ka thënë se nuk i kujtohet se për çfarë ka qenë duke folur.

“Për besë nuk më kujtohet! Ndoshta e kam thënë, kam qenë në dalje. Nuk e di çfarë ka qenë tema”, është shprehur ai.

Sa i përket prekjes së mundshme të kufijve ai ka thënë se nuk mund të ndodhë as në emër të demaskimit as të korrigjimit.

“Është gabim të bëhen gabime të tjera me kufijtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme