Haradinaj emëron drejtor të AKI-së, Kreshnik Gashin, Burim Ramadanin Inspektor të Përgjithshëm

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot ka emëruar, Kreshnik Gashin, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, i cili ka theksuar se Burim Ramadanin e ka emëruar në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

” Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë:

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.

RH”

Ndryshe, kreu i VV-së, Albin Kurti i ka bërë me dije kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt se Shefi i ri i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës do të emërohet nga Qeveria e re.

Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), derisa Ramadani ka qenë zëvendës-ministër i Mbrojtjes.

Ky vendim i Haradinajt vjen pasi ditë më parë, Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Maxhuni ishte emëruar në këtë pozitë në prill të vitit të kaluar. Para kësaj pozite ai ka qenë Drejtor i Policisë së Kosovës.

Image may contain: 3 people
Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting, suit and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme