Hardh Fest është një nga festivalet kosovare që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve duke sjellë në Kosovë artistë të njohur botërorë.
Legjenda botërore e muzikës rock, Kee Marcello, ish-anëtar i grupit Europe ka postuar në faqen e tij zyrtare performancën dhe turneun e tij në Rahovec, Kosovë – më datën 8 shtator.
Kee Marcello së bashku me bendin e tij, arrin në Kosovë më 6 shtator.
Këtë vit më 7 shtator në Hardh Fest do të performojë grupi Troja, Rahoveci All Star, grupi nga Suedia Madman`s Choice, deejay nga Holanda, NOUEVABEATS, dj Fisnik Kuqi dhe Dj NWE.
Ndërsa, më datën 8 shtator do të përformojnë Dj MAARVEL, grupi Magnituda, Dj Gruda nga Shqipëria, Dj Pelge nga Belgjika, rockeri shumë i njohur Eugent Bushpepa, si dhe Main Artisti i Hardh Festit, Kee Marcello. E më 9 shtator në skenën e madhe të Hardh Festit do të promovohen edhe artistë të ri të Kosovës, si Ardi Gashi, Elit Hoti dhe deejay të shumtë.
Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7, 8 dhe 9 shtator n`Konak të Rahovecit, i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe partnerin e Festivalit, Stone Castle.