Hargreaves nga “Bondsteel” thekson mbështetjen e Britanisë për Kosovën

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze të dislokuar në kampin “Bondsteel”, kontingjent ky që është vendosur në Kosovë një muaj më parë si pjesë e angazhimeve të NATO-s.

Ky dislokim sipas ambasadorit Hargreaves është tregues i qartë se Britania është e përkushtuar për sigurinë e Kosovës por dhe më gjerë.

“Kam pasur kënaqësinë të vizitoja oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në kampin “Bondsteel” këtë javë. Ata janë atje për të ushtruar një dislokim operativ si Rezerva Strategjike e KFOR-it. Ky dislokim tregon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur angazhimin ndaj NATO-s dhe tregon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves në ‘facebook’.

Të ngjashme