Harrohen Çakorri dhe Kulla e Zhlepit

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 08:24 | Nga

Çakorri dhe Kulla e Zhlepit janë harruar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndonëse ai ka ardhur në pushtet nëpërmjet kauzës për mbajtjen e këtyre territoreve brenda kufirit të Kosovës.

Në funksion të këtij qëllimi të proklamuar asnjë veprim nuk është ndërmarrë prej se është ratifikuar Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Në muajin mars demarkacioni ka kaluar me votën e 80 ligjvënësve, me mbështetjen e Ramush Haradinajt e edhe të Fatmir Limajt, të cilët tash janë në pushtet, por edhe me heshtjen e Visar Ymerit që deri para pesë muajsh ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë mandatit të shkuar, të tre drejtonin partitë opozitare që kundërshtonin Marrëveshjen e kufirit, pasi konsideronin se ajo ia humbte Kosovës mbi 8 mijë hektarë. Ndërkaq ata ndërruan kursin, pas një deklarate të përbashkët që bënë presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazias, Filip Vujanoviq, nëpërmjet së cilës shprehej gatishmëria që, pas ratifikimit, të formohej një trup i përbashkët punues për të adresuar gabimet e mundshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme