Është një prej personazheve më të komentuara të show bizit shqiptar dhe gjithçka që ai bën, përbën lajm për mediat rozë.
Por sa i përket jetës personale, çdo herë ka ditur të jetë shumë i rezervuar dhe goxha diskret, pos në raste kur ka bërë veprime të caktuara për të ngjallur polemika e debat në publik.
E tillë është edhe fotografia që ai ka publikuar gjatë ditës së mërkurë bashkë me Adriola Dushin, e për të cilën lindën pikëpyetje të shumta?
Për më tepër, pati edhe prej atyre që e uruan, siç thanë çiftin më të ri të estradës.
Por si qëndron e vërteta?
Siç kupton emisioni Sonte, Trimi tash e një kohë është në lidhje me një vajzë krejt tjetër e cila quhet Arita dhe nuk është e njoh për publikun.
Deri tash, ata kanë arritur që mjaft mirë ta mbajnë të fshehur një gjë të tillë.