Ndjekja e pasionit tuaj kërkon më shumë punë por është më përmbushëse sesa të lidhni veten në një punë të cilën e keni vetëm për të paguar faturat.
Puna prej 9-5 është vjetruar. Bota funksionon 24/7, por kjo nuk do të thotë se edhe ju duhet ta bëni këtë. Gjërat kanë ndryshuar dhe ju do të mësoni se si të arrini sukses pa punuar në rutinën prej 9-5 të prindërve tuaj.
Para se të kalojmë në atë se si saktësisht të arrini sukses, duhet të mbani në mendje se bota ka ndryshuar përgjithmonë. Interneti është makina e re e shtypit. Është bibloteka e re. Është baza e re e të dhënave nën asnjë trup kontrollues të vërtetë. Mund t’a përdorni atë gjithkund në botë në çdo kohë.
Ekonomia Online ju sjell disa parime dhe rregulla që nevojiten për të arritur sukses:
Fokusohuni në atë që doni
Është e lehtë të tundoheni nga industritë e pasura. Por pasioni është ai i cili do ju vë në lëvizje gjatë një periudhe të gjatë. Nëse dëshironi të zgjedhni një udhëzues të shitjeve duhet t’a bëni për shkak se jeni pasionant për të, jo sepse mendoni se do të fitoni shumë para nga ajo. Njëra nga pikat më të rëndësishme që duhet të kuptoni është që pasioni iu shtyen drejt mjeshtërisë. Dhe mjeshtëria e fushës tuaj të zgjedhur është ajo që ju sjell para të mëdha.
Kini durim dhe mos i impononi gjërat
Në moment nervozizmi, mund të jetë tunduese të lini punën tuaj dhe të ndiqni pasionin. Por duhet të jeni praktikë. Lënia e punës tuaj dhe zhytja në biznesin tuaj të ri është një rrezik i madh, dhe jo i vlefshëm. Mos merrni gjithçka që keni dhe t’i vendosni në të kuqen.
Kini durim dhe mësoni gjatë pushimit tuaj. Ndërtoni biznesin tuaj të pavarur. Vetëm kur të filloni të bëni para, duhet të merrni në konsideratë lënien e punës tuaj ditore dhe të vazhdoni me orar të plotë.
Mendoni në mënyrë kreative se si të bëni para
Nuk mund të prisni të bëni shumë para duke bërë ato që të gjithë të tjerët bëjnë. Mendoni në mënyrë kreative dhe gjeni atë ide të madhe. Kërkoni të gjitha këndet duke hapur profile në media sociale dhe duke u lidhur me njerëzit në industrinë tuaj. Kërkoni të kontaktoni edhe pronarët e biznesit edhe konsumatorët. Kuptoni se çfarë po bëjnë bizneset e tjera dhe se çfarë duan konsumatorët. Qëllimi është të gjeni diçka që konsumatorët duan dhe që bizneset ende nuk e kanë bërë. Kjo është fusha juaj.
Kur gjeni fushën tuaj, mund të filloni të merrni në konsideratë se a është ideja juaj e zbatueshme. Ju mund të bëni një prototip, të ndërtoni një ekip dhe të shihni se a mund të fitoni para nga ato.
Në fund, këmbëngulësia është çelësi
Ju me siguri që nuk do të keni sukses herën e parë. Do të keni nevojë për përpjekje për të pasur sukses. Por këmbëngulësia është çelësi dhe duhet të keni vullnet që të mos dorëzoheni që të merrni rezultatet që dëshironi. Gatishmëria që të mësojë nga dështimet e dikujt është ajo që e karakterizon ndërmarrësin.