Joe Hart mund t’i bashkohet West Ham-it gjatë kësaj vere.
Sipas tabloidit britanik, “Daily Mirror” skuadra e West Ham-it ka shprehur interesim që ta transferoj portierin e Manchester Cityt Joe Hart.
Hart, i cili sezonin e shkuar ishte i huazuar në Torino, nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolas.
Hart ka kontratë me klubin deri në vitin 2019, derisa thuhet se klubi nga “Etihad” dëshiron të paktën 20 milion funte për Hart-in.
Por, West Ham po synon që portierin anglez ta huazoj për një sezon, me mundësi të blerjes.
Për Hart-in interesim kanë shfaqur edhe skuadrat si: Manchester United, Aston Villa dhe Newcastle.