Hartohet Plani i Veprimit për zgjidhje paqësore të konflikteve në shkolla

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të projektit “Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës“, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga KEC (Kosovo Education Center) dhe Forumi ZFD-Programi për Kosovë, në Komunën e Klinës është hartuar plani i veprimit “Edukimi për zgjidhje paqësore të konflikteve në shkolla”.

Në këtë projekt janë përfshirë katër shkolla fillore nga Komuna e Klinës; “Dëshmoret e Qëndresës”, në fshatin Gllarevë, “Azem Bejta” në Grabanicë, “Esat Mekuli” në Cerravikë dhe shkolla fillore “Atë Shtjefën Gjeqovi” në Zllakuqan.

Plani ka të bëjë me zgjidhjen paqësore të konflikteve nëpër shkolla, që do të realizohet në bazë të specifikave të secilës shkollë dhe në vazhdimësi të mësojnë së bashku përmes shkëmbimit reciprok të përvojave të mira në këtë fushë të veprimit, dhe mbulon periudhën dyvjeçare shkollore 2018-2019 dhe 2019-2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme