Hasani: Deputetët kanë përgjegjësi kushtetuese për të qëndruar në sallë kur votohet presidenti

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani thotë se deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti.

“Nëse nuk qëndrojnë në sallë nuk flitet për përgjegjësi penale, por është një përgjegjësi kushtetuese të qëndrojnë në sallë”, tha ai në “Debat Plus”.

Hasani thotë se në Kuvendin e Kosovës ka pasur edhe rrahje por përgjegjësia në këtë rast ka qenë politike.

“Formimi i institucioneve është përgjegjësi kushtetuese. Njerëzit duhet të qëndrojnë në sallë dhe të kryejnë detyrat e tyre”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thotë se standardi është që në fillim të konstituohet Kuvendi e më pas të zgjidhet presidenti. Shefi i shtetit është institucion balancues i institucioneve tjera. Tashme e dimë që presidenti përfaqëson unitetin e popullit”, tha ndër të tjera Enver Hasani

Të ngjashme