Ekonomia Online
FUNDIT

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale, ta anulojë ligjin e ri për Specialen, që u votua para dy ditësh në Kuvendin e Kosovës Duke folur në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani është thirrur në vendimin e vitit 2020, përmes […]

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale, ta anulojë ligjin e ri për Specialen, që u votua para dy ditësh në Kuvendin e Kosovës Duke folur në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani është thirrur në vendimin e vitit 2020, përmes të cilit, sipas tij, janë shqyrtuar nenet 13 dhe 14 të nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës. “Ka gjasë të madhe me anulu Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ligjin e ri për Speciale. Po gjykoj në bazë të asaj që ka thënë vendimi i vitit 2020”, ka deklaruar Hasani në Rubikon.Ai ka theksuar se shqyrtimi i çështjes mund të shkojë edhe më tej, duke ngritur çështjen e kufijve të bartjes së kompetencave sovrane të një shteti, te një mekanizëm tjetër.

Të ngjashme