Evgjeni Thaçi-Dragusha pyeti ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin, lidhur me laboratorët nëpër dogana të cilët bëjnë testimin e lodrave për fëmijët.
Bajrami tha se nëse dalin 51% e lodrave që janë të rrezikshme, do të japin urdhër që ato lodra mos të importohen.
“Fokusi është te lodrat për fëmijët nën 36 muaj me prejardhjen nga tregu aziatik. Më 1 maj, Dogana ka marrë mostra për testime në laboratora, për shkak se nuk ka laboratorë në Kosova dhe rajon, do t’i dërgojmë këto mostra në laboratorë evropianë, kemi bërë kërkesa dhe po presim përgjigje dhe shumë shpejt do t’i dërgojmë”.
“Nëse dalin 51 për qind e lodrave që janë të rrezikshme, do të japim urdhër që të ndalohen të gjitha ato lodra dhe të mos importohen”.