Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka përgëzuar qytetarët pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave për Kosovën.
Hasani ka thënë se ky nuk është vetëm lajm që vlerëson përkushtimin e vendit tonë për të përmbushur obligime, por një tregues i qartë se e ardhmja e shtetit të Kosovës është orientimi euro-atlantik.
Hasani ka thënë se lajmi i shumëpritur nga Brukseli se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave është historik.
“Ky nuk është vetëm lajm që vlerëson përkushtimin e vendit tonë për të përmbushur obligime, por një tregues i qartë se e ardhmja e shtetit të Kosovës është orientimi euro-atlantik. Më gëzon fakti se qytetarët e Kosovës po bëhen bashkë me qytetarët e vendeve tjera nga Ballkani për të lëvizur pa viza. Tashmë është e qartë se udhëtimi i fundit me viza nuk ka qenë kurrë më afër”, është shprehur ministri Hasani.