Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ky ka qenë zotimi i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani në takimin njoftues që ka pasur sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, GregDelawie dhe James Hope – drejtor i USAID-it për Kosovë.
Hasani e ka njoftuar ambasadorin amerikan me objektivat e MTI-së si dhe e ka siguruar atë se do të vazhdojë të gjitha projektet e mira që janë nisur në këtë ministri.
Ai, gjithashtu, ka falënderuar ambasadorin Delawie për përkrahjen e SHBA-së që ka dhënë në shtet ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fuqizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës ligjore.
Delawie pasi i ka uruar Hasanit marrjen e detyrës, ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit në mes te ambasadës Amerikane dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Ministri Hasani gjithashtu e ka falënderuar edhe drejtorin e USAID-it, James Hope, për ndihmën që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti MTI-së përmes projekteve të shumta.