Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetin të Gjilanit “Kadri Zeka” në hapësirë prej 7.30 hektarësh.
Ministri Hasani ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe për shqiptarët e Kosovës Lindore. Ai ka shtuar se duke iu falenderuar ministrit të Arsimit Shyqeri Bytyqi vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi i kampusit.
“Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim që të ndajmë parcelën për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Anamoravës sepse tani më në fund studentët e kësaj ane do të kenë mundësinë që të studiojnë në një kampus dinjitoz”, ka thënë Hasani.
Ministri Hasani duke qenë edhe vet nga ky rajon është zotuar se Gjilani nuk do të mbetet më rajon i harruar dhe izoluar.
Ky është statusi i plotë i Hasanit në Facebook:
Qeveria e Republikës së Kosovës sërish ka kthyer vëmendjen kah Gjilani.
Sot në mbledhjen e Qeverisë kemi marrë vendim që të ndajmë parcelën për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Anamoravës sepse tani më në fund studentët e kësaj ane do të kenë mundësinë që të studiojnë në një kampus dinjitoz.
Duke ju falënderuar ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi ndërtimi i kampusit të Universitetit të Gjilanit do të fillojë në vitin 2018.
Si pjesë e kësaj Qeverie zotohem se Gjilani më nuk do të mbetet një rajon i harruar dhe izoluar nga investimet e mëdha e strategjike.
Gëzuar Gjilan!
Gëzuar Anamoravë!
Gëzuar Kosovë Lindore!