Anëtari i Kryesisë së NISMA-së, Bajram Hasani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk është problem nëse dështon PAN, por dështon Kosova.
E sipas tij, dështimin e PAN-it po e presin jugo-nostalgjikët, por sipas tij, Kosova nuk ua sheh hajrin.
“Mediet po shkruajnë: se LDK e VV po presin dështimin e PAN-it?! Problemi nuk është pse dështon PAN-i, por pse po dështojmë të gjithë, po dështon Kosova. Ketë po e presin jugo-nostalgjikët, a mundet vendi tua sheh hajrin këtyre? Pastaj ku mund të na shpien këta? Kosova dhe qytetarët presin formimin e institucioneve të reja. Institucione që marrin përgjegjësinë e vendimeve që sjellin ndryshimin e suksesin”, ka shkruar Hasani në Facebook.