Hasani: Këta ta marrin dheun ndër këmbë

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani, nuk është “pajtuar” me rezultatin zgjedhor.

“Këta ta marrin dheun ndër këmbë”, ishte një shkrim i tij i bërë mbrëmë pas publikimit të rezultateve preliminare.

Hasani po ashtu tha se do të kërkojë “rinumërimin” e votave.

“Unë nuk pajtohem me këtë rezultat.Koka shkru me kërku rinumërim”.

Xhemajl Hasani, ishte bërë i njohur me deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Ai pati deklaruar në Klan Kosova se “vozitë një makinë modeste të tipit Ferrari”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme