Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka kritikuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.
Ai ka thënë se marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 nuk kanë asnjë lidhje me atë të Ohrit.
Kjo pasi sipas tij, me marrëveshjen e Brukselit, Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovës.
Në emisionin “Politiko” në Kanal10, Hasani ka thënë se me këto marrëveshja Kosova e ka braktisur njohjen “de facto” dhe “de jure”.
“Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovës, këtë e keni në marrëveshjen e Brukselit. Me këtë e ke braktisur njohjen de fakto dhe de jure”, ka thënë Hasani.