NISMA Socialdemokrate shënon të martën katërvjetorin e themelimit. Me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili është nga radhët e kësaj partie, në një shënim në Facebook, ka vlerësuar se NISMA është një parti me vizion të qartë për ardhmen dhe që qëllim kryesor e ka mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë.
Ministri Hasani ka thënë se është dashur shumë punë e përkushtim në këto katër vjet të ekzistimit të kësaj partie.
Ai ka thënë se sot NISMA më nuk është një parti e vogël por një faktor shumë i rëndësishëm vendimmarrës në vendin tonë.
Ky është plotësimi i plotë i ministrit
NISMA Socialdemokrate shënon katër vjetorin e themelimit. Katër vjet punë dhe përkushtim dhe ja ku jemi sot, një parti me vizion të qartë për ardhmen dhe që qëllim kryesor e ka mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë. Na u desh shumë punë, shumë mund për të ardhur deri këtu. Sot NISMA nuk është më një parti e vogël dhe e re, sot ne jemi një faktor i rëndësishëm në vendimmarrje.
Gjatë kohës sa ishim në opozitë ishim një zë i fuqishëm dhe kundërshtuam e parandaluam shumë veprime të dëmshme që po bëheshin në kurriz të vendit. Sot si pjesë e qeverisjes, ne jemi faktor determinues. Një zëvendëskryeministër, tri ministri dhe një grup parlamentar shumë punëtorë. Kjo është NISMA sot. Jemi duke punuar vazhdimisht dhe duke i bërë shërbime këtij vendi.
Ne nuk do të ndalemi dhe çdo ditë e më tepër do të punojmë për ju qytetarë të dashur. Sot në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua t’i falënderoj të gjithë anëtarësinë tonë, anë e mbanë Kosovës për punën e palodhshme dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë subjektit tonë.
Pa punën dhe angazhimin tuaj ne nuk do të ishim këtu ke jemi. Do të vazhdojmë të ju shërbejmë juve qytetarë dhe do ta mbajmë fjalën e dhënë. Të dashur anëtarë e simpatizantë ju ftojmë që të martën në 18:00 në Hotel “Emerald” të merrni pjesë në ceremoninë e shënimit të lkatërvjetorit të themelimit të NISMA-s.