Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar seminarin për “Shëndetin e Integruar dhe Performancën Sportive”, raporton Ekonomia Online.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se sportistët elitar nuk lindin, por ata krijohen dhe se për performancën e tyre duhet ndihma e shkencës.
Ai tha se një nga objektivat e Komitetit Olimpik të Kosovës është aplikimi i shkencës në sport.
“Është e njohur dhe e dëshmuar se sportistët elitar nuk lindin ata prodhohen, krijohen, por ai që së pari punon me ta është trajneri personal, ua mëson sportistëve shkathtësitë, por edhe trajnimin kondicional, tekniko taktik për performancën e tij të mëtejme duhet ndihma e shkencës. Përmes këtij prezantimi do të tregohet se sa i rëndësishëm është aplikimi i shkencës në sport. Një prej objektivave strategjike të KOK-ut, është aplikimi i shkencës në sport”, tha Hasani.
Herbt Armato nga universiteti “James Mediso” USA, prezantoi seminarin “Shëndeti i integruar dhe performanca Sportive” .
Gjatë prezantimit të temës tha se pika kyçe që sportistët të zhvillohen është komunikimi, që trajnuesi të flas me mjekun sportiv dhe mjeku sportiv të flas me sportistin, në mënyrë që të arrihen objektivat e parapara.
“Unë do të flas për të gjitha aspektet që janë të integruara për të arritur sukseset tek sportistët. Unë jam këtu të ju tregoj të mbledh informacione nga ju për të ditur se cila është puna tjetër. Sot do të flas se si integrohet shëndeti në performancën sportive, do të shihni materiale nga universiteti im nuk është vetëm puna e ime, por e shumë njerëzve në universitet. Pika kyçe është këtu komunikimi, trajnuesi duhet të komunikoj me mjekun sportiv ndërsa mjeku me sportistin që të arrihen rezultate. Unë do të flas për mjekësinë sportive, psikologjinë sportive, psikologjia klinike”, tha Armato, raporton EO.
Seminari do të vazhdojë sot deri në orën 12:00.