Ismet Krasniqi kryetar i ri i KOK-ut, rrëzon Besim Hasanin pas 25 vjetësh

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 20:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 53 vota është zgjedhur Ismet Krasniqi në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në Asamblenë Zgjedhor ishin 105 delegatë të pranishëm.

Krasniqi, ka mposhtur Besim Hasanin i cili deri më tani ishte Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ismet Krasniqi ishte i nominuar nga Federata e Atletikës së Kosovës për për kryetar të KOK-ut.

Kandidate për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës ishte edhe Linda Shala e nominuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Besim Hasani i ka marë 41 vota, kurse Linda Shala me 11 vota.

No description available.
No description available.

Të ngjashme