Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka uruar gazetarët në ditën e lirisë së shtypit. Hasani ka vlerësuar se liria e shtypit siguron ndërtimin e një shoqërie dhe shtetit demokratikë.
Ai ka theksuar se pa media të lira Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore.
“Liria e shtypit është vlerë që shtyn përpara ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit.
Gazetarët janë gur themel demokracisë dhe ne si Kosovë duhet t’u ofrojmë gjithë hapësirën e nevojshme që ata të mund të kryejnë misionin e tyre.
Pa media të lira, të cilat raportojnë dhe godasin të metat në shoqërinë tonë, Kosova nuk mund t’i bashkohet shoqërive perëndimore.
Urime, Dita e Lirisë së Shtypit!” ka shkruar ministri Hasani në Facebook.