Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, thotë se PDK-në e kanë kapur ethet e humbjes në komunën e Drenasit.
Hasani në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë koncentruar shumica e ministrave të PDK-së.
“PDK-në e kapë ethet e humbjes së Drenasit. Të përçarë e nisën ‘betejën’ për Drenasin. Por, siç duket atyre nuk po u mjafton që vetëm kandidati të bëjë fushatë për vete”, ka shkruar Hasani.
“Në Drenas janë koncentruar shumica e ministrave të PDK-së.Në ditë pune, kryetari i Kuvendit shkoi dhe kërkoi votën për Ramiz Lladrovcin. Atje ishin edhe Hajredin Kuçi, Memli Krasniqi, e Blerand Stavileci. Sot atje paska qenë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj”.
“Frika e humbjes përballë një njeriu të respektuar siç është kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj po bën që deputetë e ministra të PDK-së të zbarkojnë në odat e Drenicës”, thekson Hasani.