Dje, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.
Ambasadori i ri në këtë takim është shoqëruar edhe nga zv.Shefi i Misionit, Jan-Alex Voss. Në këtë takim njoftues ata i uruan njëri-tjetrit marrjen e detyrës së re.
Ministri Hasani e ka falënderuar me këtë rast ambasadorin Heldt, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe ka kërkuar që kjo frymë e mirë e bashkëpunimit të thellohet edhe më tej.
Ambasadori Heldt, ka theksuar se ekonomia është një prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.Ministri Hasani ka shpalosur para ambasadorit objektivat e tij që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij udhëheqës.
Ata kanë biseduar edhe për mundësinë e organizimit të një konference në Gjermani, në të cilën investitorët e mundshëm gjermanë, do të kenë mundësi që të njoftohen me klimën e biznesit këtu, mundësitë e investimit dhe lehtësirat që do t’u bëhen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.