Koordinatori Nacional për Rini, njëherësh shef i Task-Forcës, Anti-Drogë, Avdullah Hasani, ka takuar myftiun Naim Tërnava me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e vetëdijesimit të të rinjve për dëmet nga përdorimi i drogave, raporton EkonomiaOnline.
Hasani tha se BIK-u mund të luajë një rol të rëndësishëm përmes ligjëratave nëpër xhami për vetëdijesmin e të rinjve për dëmet dhe efektet negative që ka përdorimi i substancave narkotike.
Ky është postimi i plotë i Hasanit në faqen e tij zyrtare në Facebook:
Mëngjesin e sotëm e nisa duke pirë kafe me Myftiun e Kosovës ef.Naim Tërnava.
Myftiut Tërnava i kërkova ndihmë që në luftën tonë kundër dukurive negative përkatësisht, kundër përdorimit të narkotikëve përmes fushatës shtetërore t’i bashkëngjitet edhe BIK-u. Është e rëndësisë së veçantë që Bashkësia Islame e Kosovës përmes ligjëratave të saja të ngrisë vetëdijësimin tek të rinjtë për dëmet dhe efektet negative që ka përdorimi i substancave narkotike! Vetëm bashkërisht mund t’ia dalim! AH.