Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se vdekja e veprimtarit të shquar Bajrush Behrami është humbje e madhe për familjen miqtë dhe gjithë brezin e tij politik, me të cilin punoi dekada të tëra.
“Bajrushi ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të viti 1981, i burgosur politik për vite të tëra dhe mbështetës i pa kompromis i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Thaçi përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.
“Bajrush Behrami dha kontribut të çmuar edhe në ndërtimin e jetës institucionale pas luftës”.
“Ai u shqua për talent në artin vizatimit dhe pikturës, duke lënë prapa vetes një trashëgimi artistike, që shprehte shpirtin e tij artistik dhe bindjet atdhetare. I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e tij!”.
Bajrush Behrami ka ndërruar jetë dje në moshën 62 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.