Presidenti, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së poetit dhe profesorit universitar, Basri Çapriqi.
“Vdekja e hershme e krijuesit, pedagogut dhe intelektualit Basri Çapriqi është humbje e madhe për familjen, miqtë, institucionet arsimore dhe kulturore, ku ai dha një kontribut të çmuar”, ka shkruar Thaçi, përcjellë Klan Kosova.
“Ngushëllimet më sinqerta familjes Çapriqi”, ka shtuar ai.