Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Abazi për humbjen e dy vëllezërve nga tërmeti

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes.

Ai ka thënë se “sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

“Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes.
Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”.

Të ngjashme