Liderja e opozitës iraniane viziton zonat e dëmtuara nga tërmeti

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Në prag të ardhjes së Vitit të Ri, Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), vizitoi zonat e goditura nga tërmeti në Manëz dhe Durrës, dhe u takua me njerëzit e prekur nga tërmeti.

Rajavi u shprehu familjeve keqardhjen e saj, si dhe shpresën se vuajtja e tyre do të marrë fund sa më shpejt me ardhjen e Vitit të Ri, raporton Tch.

Gjatë vizitës, pasi e mirëpriti Rajavi, Muharrem Sula, administratori i Manzës, shprehu vlerësimin e tij për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar ndaj qytetarëve shqiptarë nga Rezistenca Iraniane. Ai shtoi se, që nga koha kur Muxhahedinët u vendosën në Ashraf 3, kemi qenë dëshmitarë të marrëdhënieve të përzemërta dhe solidaritetit të çmuar nga ana e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme