Ka vite që e njoh Hashim Thaçin. E pata takur një herë në vititn 1999 në Londër, në një vizitë “sekrete” të tij!
Mbaj mend të më pat thënë “do të ishte mirë sikur BBC të mos i transmetonte deklaratat e komandantëve të Zonave të UÇK-së, psh Ramush Haradinajn”.
I habitur, i pata thënë “po ata po e bëjnë luftën, e posaçërisht Ramushi”! Biseda vazhdoj tutje, por e mbaj mend që unë pata dalë i tmerruar pa e kuptuar “ç’kishte ai njeri”!
Jo shumë kohë më vonë e pata kuptuar se çka e mundonte Hashim Thaçin.
Shokët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata më të afërmit, thonë se ai është dinak e i pabesë, interesaxhi e idhnak, hakmarrës… dhe po mundi, tê shkel me këmbë për interesin e tij!
Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij pë vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë! Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote!
Bëhu një herë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërueshëm është Ramush Haradinaj!