Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ironizuar me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Në një shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai ka thënë se numrit të papunëve sot iu shtuan, kryeministri, kryeparlamentari, 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, mbi 80 shoferë të Qeverisë, 108 asistentë, mbi 100 këshilltar, që në total i bie numrit të papunëve t’i jenë shtuar 424 persona.
Por sipas Haskukës, shtimi i papunësisë nuk është gjithmonë i keq, ai ka thënë se sot ky shtim është i mirë, pasi që siç ka thënë ai këta zyrtarë nuk kanë prodhu e as që i kanë shtuar vlerën Kosovës, por vetëm kanë bërë harxhime e skandale.
Ndërkohë, sot në një seancë të jashtëzakonshme është shpërndarë legjislatura e VI-të e Kuvendit të Kosovës.
Më 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës vendosën pro shpërndarjes
Zgjedhjet e parakohshme pritet të shpallen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo më herët se 30 ditë e jo më vonë së 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit./