Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi, po marrin pjesë në programin e BE-së, i cili po mbahet në Freiburg të Gjermanisë me përqendrim në efiçiencë të energjisë dhe burimet e ripërtëritshme.
Me këtë rast lidershipi lokal ka theksuar se përvojat nga kjo vizitë do të zbatohen në projektet komunale, shkruan sot Koha Ditore.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Haskuka ka theksuar se qyteti gjerman i Freiburgut njihet për qasjen e tij ndaj mjedisit dhe angazhimin e kamotshëm në zhvillim të qëndrueshëm.
“Marrë parasysh këtë, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi, i jemi përgjigjur ftesës për të qenë pjesë e programit katërditor të BE-së me fokus në efiçiencë të energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme, i cili po mbahet po në Freiburg”, është shprehur Haskuka.