Haskuka sfidon vendimin e Gjykatës së tenderëve për teleferikun e Kalasë

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 08:36 | Nga

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka vlerësuar skandaloz vendimin e fundit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e teleferikut për qasje më të lehtë në Kalanë e qytetit.

Sipas tij, me këtë qasje OSHP-ja ka kërkuar që Komuna e Prizrenit të veprojë kundër disa ligjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Haskuka ka pohuar se do t’i shkojë deri në fund të kësaj çështjeje dhe se nuk ka frikë nga organet e kapura.

Ndërsa përfaqësues nga opozita kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se e kanë paralajmëruar kryetarin se ndërhyrjet në këtë proces përbëjnë shkelje ligjore.

Të ngjashme