Asamblisti i Vetëvendosjes – Haskukës: Turp të qoftë kryetar

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili në Facebook ka akuzuar disa asamblistë të VV-së se po koordinohen me opozitën për sabotimin e projekteve qeveritare.

Asamblisti i VV-së, Karanfil Haxhillari, këtë akuzë e ka quajtur të turpshme dhe jashtë logjikës, duke thënë se për mungesën e numrave në Kuvend nuk ia ka fajin as kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as Lëvizja Vetëvendosje, dhe se numrat i ka humbur vet duke mos u konsultuar me ta.

“Qe tre vite e gjysmë kuvendarët e Vetëvendosjes të gjitha pikat e rendit të ditës t’i kanë votuar, edhe pse asnjëherë nuk je konsultuar me ta”.

“Për akuzën e sotme, turp të qoftë kryetar. Të sulmosh kuvendarët e subjektit tënd pa asnjë fakt, është për të ardhur keq”.

“Kjo akuzë e pabazë dhe e rëndë do të trajtohet sigurisht edhe në organet e partisë”, ka deklaruar Haxhillari në foltoren e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme