Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes përmes një videomesazhi e ka uruar kryetarin e ri të Prizrenit, Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës që mori besimin e qytetarëve të qeverisë me Prizrenin në katër vitet e ardhshme, shkruan EkonomiaOnline.
“Mandatin po e përmbyllim me një numër të madh të premtimeve që kemi përmbushur, me përmirësime në shumë drejtori dhe shërbime të reja, të cilat mund t’i gjeni në raportin katërvjeçar të Komunës së Prizrenit të publikuar tashmë. Kryetarit të ri i uroj punë të mbarë dhe vazhdim të projekteve që kemi nisur e që duhet të përfundojnë”, thuhet në mesazhin e Haskukës.
Ai ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e tij, gjatë katërv viteve të qeverisjes.
“Unë, Mytaher Haskuka, këtë rrugëtim kam filluar me zemër, e do të vazhdoj që të kontribuoj me zemër për zhvillimin e qytetit tim, duke e ndjekur nga afër çdo zhvillim e çdo projekt që është e do të jetë në të mirë të qytetarëve të Prizrenit”, deklaroi Haskuka.
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit.