Me ftesë të Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Dr. Isuf lushi, të enjten Kryetari i Komunës së Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, e ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Në takim është diskutuar për mundësinë dhe nevojën e bashkëpunimit në mes të komunës dhe universitetit me theks të veçantë, sigurimi i një hapësire komunale për vendosjen e kopshtit botanik që do të shërbejë për nevoja të këtij fakultetit që është edhe kusht për riakreditim.
Dekani i FSHJM-së,Prof. Dr. Isuf Lushi fillimisht e falënderoi kryetarin Haskuka për gatishmërinë që ka treguar për mbështetjen e UPZ-së dhe këtij fakulteti në veçanti dhe kërkoi tani të konkretizohet bashkëpunimi për interesin e dyanshëm.
Prof. Dr. Faruk Bojagji profesor në këtë fakultet, i cili ka përvojë të gjatë të punës në këtë kuadër, theksoi se zhvillimi i këtij fakulteti me programet përkatëse është shumë i domosdoshëm për rajonin e Prizrenit dhe me gjerë pasi që në mbi 20 mijë hektar pyje janë vetëm 3 inxhinierë përkatës. Ndërkaq, Prof. Dr Albana Plakiqi-Milaimi, Prof. Dr. Ylli Kotoçi dhe Prof. Dr. Kushtrim Braha, profesorë në këtë fakultet e falënderuan kryetarin për gatishmërinë e treguar për mbështetjen e këtij fakulteti.
Kryetari i komunë së Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, theksoi se janë disa fusha ku mund të shtrihet bashkëpunimi në mes të komunës dhe FSHJM-së në UPZ. Ai shprehi gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë që ka komuna për të ndihmuar UPZ-në në gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm për vendosjen e kopshtit botanik.
Në fund të takimit palët ranë dakord që të konkretizojnë fushat e bashkëpunimit dhe në të ardhmen të nënshkruhet një memorandum për bashkëpunim.