Havolli: Luftimi i korrupsionit kusht i pakalueshëm, 11 raste s’kanë arsyetuar prejardhjen e pasurisë

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 11:27 | Nga Valbon Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, po e konsideron vitin 2018 shumë sfidues sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Madje sipas tij, kushti për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar është pakalueshëm, kjo për shkak se kërkohet angazhim konkret nga të gjithë në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza, raporton Ekonomia Online.

“Kosova është renditur për 10 vende më mirë se sa vitin e kaluar. Megjithatë nuk jemi të kënaqur me këtë ngritje sepse situata në teren nuk është bash krejt qashtu. Ende nuk ka mbaru”.

“Kusht i pakalueshëm është luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nuk do të merret aq lehët ky liberalizim nëse nuk tregojmë angazhim të madh. Do të jetë ky viti sfidues në raport me kryerjen e këtij  obligimi”, tha Havolli.

Ndërsa sa i përket raportit për vitin 2017, Havolli ka bërë të ditur se gjatë vitit 2017 agjencia është marrë me 357 raste.

Procesi i deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë po ecën ngadalë, thotë ai. Havolli, tha se numri total i zyrtarëve që obligohen të deklarojnë pasurinë është 6242 zyrtarë.

Sipas tij, 886 zyrtar i janë nënshtruar kontrolli të plotë, ndërsa në 11 raste është vërejtur ndryshim i madh, ratë këto që kjo agjenci i ka përcjell për në institucionet relevante.

“Për 2017 në agjenci kanë qenë të obliguar të deklarojnë 6242 zyrtarë. 886 zyrtar i janë nënshtruar kontrolli të plotë”.

“563 raste nuk është vërejtur ndryshime 340 raste janë vërejt ndryshime, 11 raste ndryshime të mëdha dhe janë dërguar në institucionet relevante”.

“Agjencia ka ushtruar kallëzime penale në 89 raste. 18 raste janë dërguar për masa administrative. 92 raste janë mbyllur  132 raste janë ende në hetime”

“Agjencia ka trajtuar 48 rasteve sa i përket shkeljeve të ligjit të prokurorimit publik. 22 raste të mbyllura 7 këshilla 14 opinione. Konflikti i interesi166 raste të trajtuara 79 janë shmangur 21  raste pa konflikt. 31 raste për procedure të mëtutjeshme 1 raste për kundërvajtje dhe shkarkim nga pozita”.

Të ngjashme