Havolli: Po cenohet siguria e avokatëve

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 10:00 | Nga

Kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli pas plagosjes së avokatit Azem Vllasi tha se është tepër shqetësuese rasti i sotëm dhe me këtë sipas tij cenohet siguria e avokatëve.

Havolli bëri të ditur se Vllasi është plagosur rreth orës 7:15 të mëngjesit.

Ai tha se është tepër shqetësuese kjo ngjarje pasi cenohet siguria e avokatëve.

“Gjendja e Vllasit është jashtë rrezikut për jetë, tani presim që policia t’i kryej hetimet e nevojshme”, tha ai.

Të ngjashme